Kryesore

Vjen një paralajmërim i fuqishëm i kancelarit Kurz për Serbinë

Qytetarët serb duhet të jenë të vetëdijshëm se pa normalizim marrëdhëniesh mes Beogradit e Prishtinës nuk do të ketë pranim në Bashkimin Evropian.


Tashmë është koha e fundit për arritjen e nji zgjidhjeje, së pari nga të dy palët, dhe që BE të udhëheqë e mundësoj këtë proces. Por është edhe në interesin tonë që të ketë partneritet me SHBA-të sa i përket ballkanit perëndimor. Na duhet përkrahja e tyre për këtë proces të rëndësishëm.

Kancelari austriak Sebastian Kurz i pyetur nga revista CorD rreth dallimit të qëndrimit të tij me atë të BE-së e Gjermanisë mbi çështjen e kufijve të Kosovës, deklaroi se përkrahë marrëveshjen që arrijnë të dyja palët. Por, duhet që një zgjidhje e tillë të kontribojë në stabilitet në rajon.

Poashtu kancelari u shpreh se ka lidhje të ngushtë historike, politike, ekonomike me të gjitha shtetet e rajonit, ngjarjet në ballkanin perëndimor ndikojnë në Austri