Kryesore

Presheva e Bujanoci me pagën më të vogël në Serbi (Foto/statistika)

Paga mesatare neto në Bujanoc e Preshevë është ma e ulëta në Serbinë jugore ku mësohet se në dhjetor 2020 paga mesatare arriti në 45,918 dinarë, ka njoftuar Byroja e Statistikave të Republikës të Serbisë.

Kjo është rreth 5,367 dinarë më pak se paga mesatare në rrethin Pčinja, ku mesatarisht 51,285 dinarë e cila u paguan në dhjetor të vitit 2020.

Mesatarisht, vetëm banorët e Trgovishtes marrin më shumë sesa banorët tjerë në Serbinë Jugore, ku paga mesatare neto në dhjetor ishte 53,864 dinarë.

Pas Trgovishtes dhe Vrajës qëndrojnë Vladiçki Hani (52,688 dinarë), Surdulica (52,271), Banja e Vrajes (49,109), Bosilegrad (48,346), Bujanoci (45,918) dhe Presheva (45,258).

Pagat në rrethin e Pčinja në dhjetor ishin 5.5 përqind më të larta se në fillim të vitit 2020.

Nëse shikoni në rrethet përreth, paga mesatare neto ishte më e lartë se në vendbanimet e banuara me Shqiptarë, Ndërsa qyteti i Leskocit kishte një mesatare prej 51,057 dinarë.

Por, për shembull, në rrethin e Toplicës , mesatarja është dukshëm më e lartë ( 62,492 dinarë ) sesa mesatarja në rrethin e Pçinjes, si dhe në rrethin e Pirotit (57,303) dhe rrethin e Nisavës (62,754 dinarë).

Në dhjetor, Prokuplje kishte një pagë mesatare neto prej 65,198 , dhe qyteti i Nishit 64,843 dinarë.

I gjithë rajoni i Serbisë jugore dhe lindore kishte një mesatare prej 58.057 dinarë.

Paga mesatare më e lartë neto në dhjetor 2020 ishte në komunën e Vracarit në zonën e qytetit të Beogradit – 109,043 dinarë.

Pasohet nga Beogradi i Ri me 106,075 dinarë dhe komuna e Stari Grad me 104,796 dinarë.

Mesatarja në Serbi ishte 66,092 dinarë dhe në dhjetor krahasuar me janarin e vitit 2020 ishte më e lartë për 10.2 përqind.

Fitimet mesatare neto sipas muajve në rreth dhe sipas komunave.
Foto nga e marrur nga Skrenshut; stat.gov.rs