(Video) Çfarë porosie japin spotet zgjedhore të listave shqiptare për zgjedhjet lokale në Bujanoc
Listat shqiptare pjesëmarrëse në zgjedhjet lokale më 21 qershor vazhdojnë fushatën zgjedhore në mënyra të ndryshme të organizimit.
Në spotet subjektet kryesore që kishin qeverisur edhe më herët më komunë e Bujanocit sulmohen në distancë njëra me tjetrën.
Partia Demokratike në spotin e publikuar, kandidati për kryetar Nagip Arifi prezanton se sfidat nuk ishin të lehta por që ia kanë dalë mbarë duke thënë se rezultati nuk mungoi dhe në këtë mënyrë spoti flet më shumë për të kaluarën. Por gjithashtu prezanton se duhet t’i kthehet vullneti për punë punëtorëve të shërbimeve publike.
Partia për Veprim Demokratik përmes spotit të publikuar, kandidati për kryetar Driton Rexhepi paraqet planin për zhvillim të fushave të ndryshme duke subvencionuar dhe në mënyrë direkte ka sulmuar kundër kandidatin se edhe pas 5 mandatave nuk po ngopet me funksion politik në komunën e Bujanocit.
Alternativa për Ndryshim në spotin e tij, kandidati për kryetar Arbër Pajaziti shfaqet në video me një tekst të bashkëngjitur se e kaluar nuk ishte një rrugë e trasuar që duhet ndjekur sepse sipas tij ishin të rrezikuar nga ata që stagnuan për 2o vjet. Ai përcjellë mesazhin që është i gatshëm të marrë përgjegjësi më bashkëpunëtorët e tij.
Lëvizja e Progresit Demokratik në spotin e publikuar, kandidati për kryetar Shqiprim Musliu paraqitet me vizitën e tij në tregun e gjelbër duke premtuar se do të ofrojë kushte më të mira. Gjithashtu ai shfaqet duke komunikuar me persona në moshë dhe në të njëjtën kohë kë uruar që të prij e mbara së bashku.
Ndërsa lista e Unionin Demokratik Shqiptar, me kandidatë për kryetar Basri Veseli ka paraqitur një spot vetëm me melodi dhe që nuk jep asnjë mesazh përmes tekstit.
Spoti i Partisë pë Veprim Demokratik