Të fundit

FR i PVD’së sot organizoi një aksion vetëdijësues për mbrojtje ndaj virusit COVID-19

Forumi Rinor i Partisë për Veprim Demokratik gjatë ditës së sotme organizoi një aksion vetëdijësues për mbrojtje ndaj virusit COVID-19. Kjo për arsye se pikërisht gjatë këtyre ditëve si në rajon e poashtu edhe në Preshevë po hasim në një rikthim edhe më të madh të këtij virusi, e në anën tjetër kemi jo transparencë dhe neglizhencë totale të pushtetit lokal ndaj kësaj situate shqetësuese, thuhet në njoftimin e aksionit të të rinjëve të PVD’së.

Në këtë aksion, i cili u zhvillua në tri pika ku po bëhet grumbullimi më i madh i qytetarëve, para objektit të komunës së Preshevës, para bankës dhe postës si dhe para stacionit policor në Preshevë, qytetarëve të grumbulluar para këtyre institucioneve iu shpërnda fletushkë me këshilla për ndërmarrjen e masave parandaluese që qytetarët të ndërmarrin si mbrojtje ndaj virusit COVID-19. Gjithashtu të njejtëve iu bë edhe dezinfektimi i duarve, si dhe iu shpërndanë dorëza dhe maska mbrojtëse.