Lajme

Kurti bën homazhe tek varri i aktivistit të VV-së, Arbënor Dehari

Ditën e sotme kryetari i VV-së Albin kurti ka bërë homazhe tek varri i Arbnor Deharit në 6-vjetorin e ndarjes nga jeta.

“Sot Arbënori do të kishte qenë 35 vjeçar me plot angazhim e përkushtim, mendim dhe entuziazëm për vetëvendosjen e popullit tonë, për barazi shoqërore dhe për zhvillim ekonomik” shkruhet në njoftimin e VV-së raporton Gazeta Blic.

Postimi i plotë:
Ditën e sotme Kryetari Albin Kurti së bashku me aktivistët e Lëvizjes mbajtën homazhe në 6 vjetorin e ndarjes nga jeta të aktivistit Arbënor Dehari.

Sot Arbënori do të kishte qenë 35 vjeçar me plot angazhim e përkushtim, mendim dhe entuziazëm për vetëvendosjen e popullit tonë, për barazi shoqërore dhe për zhvillim ekonomik. Arbënori mishëronte modelin e aktivistit që veprimin politik nuk e shihte si një akt spontan të izoluar, por si rezultat dhe kulmim të një pune organizative. Veprimi politik për të ishte shpallja publike e ekzistencës së mrekullueshme të një kolektivi politik barazitar që e mundëson veprimin. Kjo e mbante Arbënorin jo në akte politike të izoluara dhe individualiste, por në një lëvizje permanente kolektive. Aktivisti është i tillë vetëm për sa është me të tjerë aktivistë. Kjo bindje e Arbënorit është bindja jonë dhe kjo e mban atë të pandashëm prej nesh dhe kujtimi i tij na mban edhe ne po ashtu.