Valon Arifi : Donika Gërvallës i është lejuar hyrja në Sërbi, ajo e anuloj për sot derisa të njejtën ka kërkuar ta realizoj nesër
Valon Arifi aktivist i të drejtave të njeriut nga Presheva ka thënë se sot ne orën 8:00 të mengjesit MPJ nga përfaqësuesi tyre Jetish Jashari është informuar se diplomates Gërvalla i është lejuar vizita zyrtare në Luginë të Preshevë dhe se kjo e fundit e ka anuluar një gjë të tillë.
“Po,është e vërtet se Ministrja Gërvalla kishte planifikuar që sot ta vizitoj Luginën e Preshevës dhe se leja për të hyrë në Serbi i është konfirmuar nga përfaqësuesi i zyrës së Kosovës në Beograd z. Jetish Jashari por se një gjë të tillë znj.Gërvalla e ka anuluar për shkak se MPJ sot i kishte ndaluar hyrjen ne Kosovë perfaqësuesit të Zyrës për Kosovën të Qeveris Serbe z.Petar Petkovic me arsyetimin se ky i fundit ka përdorur deklarata denigruese dhe konfliktuoze për Qeverin e Kosovës ditët e fundit në mediat serbe” ka thënë aktivisti Valon Arifi.
I njejti thekson se Ministrja Gërvalla pas anulimit të vizitës së sotme ka planifikuar që të njejtën ta realizoj nesër nëse i lejohet të hyjë në Serbi për të cilën edhe ka informuar institucionet serbe sipas marveshjes se nënshkruar te Brukselit për vizitat e ndërsjellta e cë sipas Arifit tashme edhe kjo vizite i eshte lejuar znj.Gervalla.