Të fundit

Ka filluar regjistrimi për fëmijët në programin përgatitor parashkollor për vitin 2021/22

Ka filluar regjistrimi për fëmijët në programin përgatitor parashkollor për vitin 2021/22.

Fëmijët e lindur mes datës 1 mars të vitit 2015 dhe 28 shkurt të vitit 2016, prindërit e të cilëve janë banorë të komunës së Preshevës munden të regjistrohen në programin përgatitor parashkollor.

Afati i regjistrimit të fëmijëve në programin përgatitor parashkollor zgjat deri më më datë 20 të muajit qershorë, çdo ditë pune duke filluar nga ora 08:00 deri në orën 12:00. Për të u regjistruar në programin përgatitor parashkollorë duhet plotësuar kërkesën për regjistrimin e fëmijëve në programin parashkollorë, formualar ky i cili merret nga pedagogu i çerdhes, të shoqëruar nga vërtetimi mbi kontrollin shëndetësor të fëmisë që regjistrohet.

Sipas shenimeve të entit parashkollor “8 Marsi” në Preshevë, për vitin akademik 2021/22, të drejtën për të u regjistruar në programin përgatitor parashkollor kanë 699 fëmijë, ose 52 fëmijë më pak se në vitin e kaluar akademik 2020/21. Përkundër faktit që arsimi parashkollor është i obligueshëm, vitin e kaluar në territorin e komunës së Preshevës programin përgatitor të arsimit parashkollor kanë ndjekur gjithsej 355 fëmijë, gjysma e numrit total të fëmijëve që kanë plotësuar kushtet.