LajmeTë fundit

Trupi Koordinues shpall listën preleminare të nxënësve përfitues të bursave

Komisioni i Shërbimit të Trupit koordinues i Qeverisë së Sërbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë për ndarjen e bursave nxënësve të shkollave të mesme në vitin shkollorë 2019/2020, ka shpallë ranglistën preliminare të nxënësve të cilët kanë përfituar bursat nga tri komunat e lartpërmendura.


Sipas lsitës preliminare në komunën e Preshevës nga bursa e Trupit koordinues kanë përfituar 249 nxënës, nga 282 sa kanë konkuruar gjithsej.

Sipas kësaj rangliste nga shklollat e komunës së Bujanocit bursat e Trupit koordinues i kanë përfituar 260 nxënës nga gjithsej 281 sa kënë konkuruar.

Komuna e Medvegjës në këtë konkurs ka përfituar më së paku bursa, sipas ranglistës preliminare nga Medvegja bursa kanë përfituar 89 nxënës nga gjithsej 94 sa kën konkuruar.

Ankesat në ranglisët preliminare të shpallur kandidatët mund ti paraqesin Shërbimit të Trupit koordinues në të njetën mënyrë sikurse edhe kanë bërë kërkesën për bursa, më së voni 15 ditë nga dita e shpalljes së ranglistën preliminare.

Në ankesë duhet të theksohen arsyejet për paraqitjen e ankesës dhe arsyetimin, gjegjësisht kësaj duhet bashkangjitur edhe dokumentacioni si dëshmi.

Ankesa e cila nuk është arsyetuar, gjegjësisht e cila nuk ka dokumentacioni arsyetimi nuk do të shqyrtohet nga komisioni.

Sikur se edhe ankesa e cila nuk është paraqitur me kohë dhe e cila nuk ëshë paraqitur nga personi o autorizuar do të refuzohet.

Komisioni do të shyrtojë të gjitha ankesat e arritura dhe më pas do të paraqes ranglistën përfundimtare të nxënësve përfitues të bursave që ndahen Trupi koordinues.