Të fundit

Shqiprim Arifi emërohet kryetar i “Organit të Përkoshëm” në komunën e Preshevës

Shqiprim Arifi është emëruar krytar i Organit të Përkohshëm në komunën e Preshevës, kështu mëson redaksia e Ministria e Lajmeve.

Anëtarët të tjerë të organit janë : Amir Latifi nga radhët e APN-së, Branko Trajkoviq nga radhët e partisë serbe SNS, Ragmi Mustafa nga radhët e PDSH-së e Ardita Sinani nga PVD.

Organi i Përshkoshëm është i përbërë nga 5 anëtarë ku përfaqësohet nga subjektet politike lokale që është vedosur nga Ministria për Pushtet Lokal i qeverisë së Serbisë.

Sipas ligjit të Serbisë organi në fjalë do të jetë në fuqi për dy muaj ku dhe gjatë kësaj kohe do të caktohet edhe data e zgjedhjeve të jaahtësakonshme lokale në komunën e Preshevës.

Më poshtë mund ta lexoni ligjin për Organin e Përkoshëm në gjuhen serbe.