Të fundit

Komuna e Bujanocit stimulon 124 nxënës të shkollave të mesme me nga 100 euro

Kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi përmes një postimi në rrjetin social ka bërë të ditur se sot ka ndarë 1.488.000,00 din. (12.660€), për 124 nxënësit e shkollave të mesme të cilët kanë treguar suksese të shkëlqyeshme në mësime.

Postimi i plotë i publikura në Facebook nga Nagip Arifi: 

Sapo nënshkrova urdhëresën financiare prej 1.488.000,00 din. (12.660€) për pagesën e ndihmës financiare për nxënësit e shkollave të mesme për muajin Janar dhe Shkurt 2021.

Përfitues nga kjo ndihmë do tëjenë 124 nxënës të shkëlqyeshëm me nga 12.000 dinarë për secilin.

Këto mjete janë të siguruara nga Trupi Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Ne gjithmonë do të përkujdesemi për Ju nxënës, ndërsa Ju përkujdesuni që të arrini rezultate më të larta në arsimim, ka shkruar kryetari Arifi.