Trupi Koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë për Komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Shpall Konkurs për ndarjen e mjeteve për subvencione
Trupi Koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë për Komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë,
Shpall Konkurs për ndarjen e mjeteve për subvencione të subjekteve ekonomike në pronësi private për vitin 2019, në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.
Vlera e përgjithshme për 3 komunat është 40.000.000,00 din, ndërsa Komunës së Preshevës do ti ndahen 15.400.000,00 din.
Me fondet e përcaktuara do të financohen këto masa:
1. Masa e projekteve të bashkëfinancimit në fushën e zhvillimit bujqësor dhe të prodhimit të ushqimit për kooperativat dhe ndërmarrjet e vogla dhe të mesme dhe sipërmarrësit të regjistruar për prodhimin primar bujqësor;
2. Masa e bashkëfinancimit të projekteve të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe sipërmarrësit të cilët kanë tendencë rritjeje dhe punësime të reja.
Qëllimi i konkursit është financimi i pajisjeve / makinave për subjektet që plotësojnë kërkesat e këtij konkursi.
Shpenzimet nuk përfshijnë tatimin mbi vlerën e shtuar, pagesa e të cilit është detyrimi ekskluziv i aplikuesit.
Afati i fundit për dorëzimin e formularëve është 09 Tetor 2019
Më shumë informata dhe formularët e konkursit mund ti gjeni në linkun e faqës së Komunës sonë: