FutbollSporti

Tottenhami interesohet për Hysajn

Tottenhami ka shprehur interesim për të transferuar yllin shqiptar të Napolit, Elseyd Hysaj.

Reprezentuesi kuqezi dhe agjenti i tij tashmë kanë bërë të ditur se duan largimin.

Ka pasur oferta nga Atletico, por Napoli kërkoi 25 milionë euro dhe spanjollët transferuan Kieran Trippierin nga Tottenhami.

Tani “Il Mattino” raporton se Tottenhami dëshiron Hysajn për të zëvendësuar Trippierin në mbrojtje.