Të fundit

Tirana me nismë, dhuron libra për Preshevën

Në Tiranë tashmë ka filluar nisma “Dhuro libra për Preshevën”. Nismës kjo e filluar nga antarja e Këshillit Bashkiat të Tiranës znj.Joleza Koka.
Herë pas herë aktivistë të ndryshëm nga Shqipëria por edhe rajoni nisin me nisma në ndihmë të Komunave shqiptare në Luginë të Preshevës, siq tashmë njihen edhe aktivitete e bashkpunime të ndryshme mes tyre.

Nisma “Dhurojm libra për Preshevën” vjen pak ditë më pas që kur Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj shpallet “Qytetar Nderi” i qytetit të Preshevës i cili gjatë vitit 2013’t si sekretar për Rinin në Partin Socialiste të Shqipërisë solli në Preshevë harta e libra shqip për shkollën filllore “Ibrahim Kelmendi” në Preshevë, si Ministër i Rinisë e Sportit qe Ministri parë shqiptar që akordoi fond për festivalin e fotografis “Pre Foto” atja, sikur dhe zyrtari i parw qrveritar nga Republika e Shqipwrisë që vizitoj komunat shqiptare në Serbi.

Si Kryetar Bashkie, ai tashmë njihet si Kryebashkiaku i parë i Tiranës që thelloj edhe më tej bashkpunimin me institucionet e Komunave të Preshevës e Bujanocit, njëherit edhe si nismëtar i Unionit të Bashkive Shqiptare në rajon.

Nisma “Dhurojm Libra për Preshevën” përfundon me 23 Prill, dhe do të dërgohen në Bilbliotekën “Mehmet Jusufi” të qytetit të Preshevës.