Të fundit

Shqiprim Arifi i përgjigjet Valon Sylës: Ai është vetëm një shpifës asgjë më shumë

Valon Syla, mbrëmë në emisionin debat plus të televizonit dukagjini ka dhënë disa deklarata për bashkatdhetarët, pasi edhe ishte rrahur nga një mërgimtarë.

Syla mbrëmë përsëri tha deklarata kontraverse për mërgimtarët e disaporës shqiptare ku dhe etiketoi kryetarin e përkohshëm të Preshevës Shqiprim Arifin, i cili vjen po ashtu nga diaspora.

Z.Arifi nëpërmjet një statusi ka reagur në lidhje me deklaratat e gazetarit Syla, ku i ka cilësuar si shpifje kundrejt tij dhe asgjë më shumë, transmeton Ministria e Lajmeve

Postimi i plotë i Shqiprim Arifit :

Ndihem krenar kur anatemohem nga pseudo-gazetar të paguar për qëllime destruktive duke diferencuar dhe përçarë. Unë nuk e njoh atë, kurrë nuk e kam takuar, e në fakt ai ka prodhuar shpifje pas shpifjeve ? me pagesë kundër meje në pamfletën e tij.

Babai, nëna, gjyshi, gjyshja ime dhe gjithë paraardhësit e mi dem baba dem janë Shqiptarë ❤, ndërsa unë jam krenar që jam “prodhim” i Diasporës Shqiptare. Prindërit e mi nuk harruan kurrë dashurinë për vendlindjen dhe më pagëzuan pastër me emrin Shqipërim. Diaspora është zemra e Kosovës, Shqipërisë, Luginës së Preshevës.

Pa zemër nuk ka jetë; kaq e thjeshtë është kjo! Kot e keni përçarjen në mes “atyre” dhe “ne”, sepse ne jemi NJË. ??❤??

PS. Thuaj Jo dhunës! ?

  • Shqiprim Arifi, kryetar i komunës së Preshevës