Kryesore

Sot 30 vjet nga “Referendumi 1 dhe 2 marsit” në Luginë për bashkim me Kosovën

Më 1 dhe 2 mars shënohet 30 vjetori i Referendumit për Autonomi Politike e Territoriale me të drejtë bashkimi me Kosovën Para 30 vitesh shqiptarët e Luginës së Preshevës në vigjilje të shkatërrimit të RSFJ –së me anë të Referendumit u deklaruan për autonomi politike e territoriale me të drejtë bashkimi me Kosovën.

Organizimi i Referendumit të 1 dhe 2 marsit të 1992 ishte dhe mbetet rezultati më i rëndësishëm i organizimit të shqiptarëve . Karakterin gjithëpërfshirës Referendumit ia siguroi edhe organizimi i tij jo vetëm në të gjitha vendbanimet e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës por edhe në shumë qytete të Zvicrës, Gjermanisë dhe shtete tjera evropiane.

Në këtë Referendum për herë të parë popullata shqiptare e deklaroi publikisht vullnetin e saj politik. Gjate vitit 1991- 1992 në tri komunat e Luginës se Preshevës: Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë u ngrit kjo iniciativë për formimin e partive politike dhe shoqatave qytetare me motiv për te mbrojtur dhe ngritur zërin e shqiptareve të këtij rajoni. Më 16 shkurt të vitit 1992 në Preshevë u mbajt Kuvendi i përberë prej 96 delegateve të cilët ishin përfaqësues të partive politike dhe të shoqatave të dala nga shqiptaret e tri komunave: Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë.

Me shumicë votash u propozua për autonomi territoriale me të drejtë bashkimi me Kosovën. Në këtë kuvend u propozuan tri opsione: Autonomi territoriale-politike, autonomi administrativo- kulturore dhe për autonomi territoriale me të drejtë bashkimi me Kosovën. Më 1 dhe 2 mars të vitit 1992 u organizua Referendumi gjithëshqiptare nga Lugina e Preshevës për këto tri komunat të cekura më lartë. Me deklaratën për autonomi territoriale me të drejtë të bashkimit me Kosovën. Iniciativa ishte e popullit që shtypej përditë e më shumë dhe e vetmja mënyrë ishte zgjidhja e madhe e referendumit që pati jehonë i cili la gjurmë për të ardhmen si argument demokratik. Mos demokratizimi i Serbisë ishte pengesë e Referendumit .

Pankartat për ftesë të popullatës u hoqën nga policia serbe, nuk lejoheshin reklamat dhe ftesa e qytetarëve ishte pengesë e madhe nga qeveria serbe. U hapen 75 vendvotime në shtëpia private dhe lokale po ashtu private dhe për dy ditë dolën në votime qytetarët. Dolën mbi 46.000 votues. 98% e popullatës iu përgjigjen versionit pozitiv dhe Referendumi u vlerësua i suksesshëm.

Edhe pse më 12 mars 2001 u nënshkrua teksti i marrëveshjes për armëpushim, më 7 maj u morr vendimi për çmilitarizimin e UÇPMB-së dhe marrëveshja e paqes u nënshkrua më 21 maj 2001 ajo nuk u përmbushë në praktikë, nuk u respektua nga ana serbe. Shqiptarët e Luginës sot e kësaj dite janë të ndarë në grupacione politike duke anashkaluar Unitetin shqiptarë për interese personale.