Të fundit

THIRRJE PUBLIKE
për realizimin e praktikës profesionale në vitin 2021-2022

Në bazë të nenit 43. alineja 1. pika 3) dhe 5) e Ligjit mbi punësimin dhe sigurimin për rastet e papunësisë (“Gazeta Zyrtare RS”, nr. 36/2009, 88/2010,38/2015 dhe 113/2017-ligje tjera) dhe Vendimit të këshillit komunal të komunës së Preshevës III.nr.119-67 të dates 06.09.2021, Vendimit mbi miratimin e Planit akcional të punësimit për vitin 2021/2023 III.nr.101-1 të datës 06.09.2021, pika 4.2.4 e Planit Akcional të punësimit dhe në bazë të vendimit të Këshillit komunal për formimin e këshillit për punësim III.nr.112-100 datë 29.06.2021, Keshilli për punësim, me datë 10.09.2021 shpall:

THIRRJEN PUBLIKE
PËR
REALIZIMIN E PRAKTIKËS PROFESIONALE NË VITIN 2021-2022

Programi i praktikës profesionale i dedikohet personave të papunësuar të cilët për herë të parë aftësohen profesionalisht për profesionet të cilat i kanë fituar për llojin dhe shkallën e caktuar profesionale, ndërsa me qëllim të afëtsimit për punë të pavarur dhe të dhënies së provimit profesional, në pajtim me ligjin ose me aktin e përgjithshëm të punëdhënësit.

•deri në 12 muaj për praktikantët me përgatitje superiore;
deri në 9 muaj me përgatitje të lartë profesionale;
6 muaj për personat të cilët kanë të kryer shkollën e mesme.

Për më shumë infomacione mund të klikoni përmes linkut në vegëzën e më poshtme ;

Konkursi