Të fundit

Shtabi Emergjent në Serbi: Nga e premtja nën mbikëqyrje qytetarët që kthehen në Serbi

Shtabi emergjent i qeverisë për luftën kundër koronavirusit në Serbi ka marrë një vendim që të gjithë qytetarët e Serbisë të cilët po qëndrojnë jashtë vendit duhet të kthehen deri të premten në orën 18.

“Ne u bëjmë apel të gjithë qytetarëve që të kthehen në vendin e tyre deri në fund të kësaj jave, sepse pas kësaj do të kemi një regjim të ndryshëm për këdo që hyn në vendin tonë,” tha Dr. Darija Kisiç Tepavçeviq.

Zëvendës drejtoresha e Institutit “Batut, Dr. Darija Kisiq Tepavçeviq theksoi se numri më i madh i vendeve në Evropë ka regjistruar një rritje rekord në numrin e rasteve.

“Nga e premtja di të fusim mbikëqyrje për të gjithë pasagjerët që hyjnë në vendin tonë nga vendet me rrezik,” tha Tepavçeviq, duke shtuar se mbikëqyrja do të zgjasë për 10 ditë.

Tepavçeviq gjithashtu tha se rekomandimet e reja të të gjitha organizatave kryesore shëndetësore janë një rekomandim prej 10 ditësh karantinë pas kthimit nga një vend ku situata epidemiologjike është e pafavorshme.

“Nuk do të bëhet fjalë për karantinë dhe vetë-izolim, por për mbikëqyrje që do të përfshijë disa masa dhe aktivitete në mënyrë që të zvogëlohet bartja e virusit dhe importi i rasteve nga jashtë,” tha ajo./Titulli.com/