Lajme

Thaçi: Nëse s’ka propozim për njohje, dialogu është i dështuar dhe në favor të Serbisë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se dialogu me Serbinë pa njohje të ndërsjellë nuk ka kuptim.

Ai në një prononcim për media pas homazheve për rënien e dëshmorëve, Afrim Zhitija dhe Fahri Fazliu, ka thënë se nëse njohja nuk diskutohet në dialog, atëherë ky proces është në favor të Serbisë.

“E kam theksuar se ky dialog është i pakuptimtë si i tillë që po zhvillohet. Nëse propozimi për njohje nuk hidhet në tavolinë procesi është i dështuar dhe në favor të Serbisë si i tillë që po zhvillohet”, ka thënë ai.