LajmeTë fundit

(Video) A kishte dijeni z.Veseli për skandalin para se të dilte incizimi i videos?

Ditën e djeshme u publikua një video ku përmendet edhe emri i Kadri Veselit duke thënë se 200 mij euro i ka marrë ai. Nënshkrimi i kontratës dhe marrja e lejes për ndërtimin e një spitali në hapësirat e QKUK-së, dyshohet se ka përfshirë në fajde, mashtrim dhe detyrim, një grup prej së paku 8 personash.

A ishte në dijeni z.Veseli në lidhje me rastet e fundit kriminale në të cilat po përmendet edhe emri i tij. A e paralajmëroi ai një gjë të tillë, ndiqeni videon e shkëputur nga emisioni Rubikon me Adriatik Kelmendi i cili u transmetua të martën në mbrëmje në KTV.

Z.Veseli ishte shprehur kështu:
Ka me pas goditje ndaj meje, oh edhe ma shume…kan mu mundu ska kush qe mun m nal se s’kom naj gajle qe mun m nal dikush. Veç Zoti i madh sa e ka shkru ymrin me na jep…!