LajmeShqipëriTë fundit

Dëmet nga tërmeti, Rama: O i’a dalim bashkë, o hajër nuk bëjmë më kurrë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përsëri pas tërmetit shkatërrues që goditi vendin në orët e para të mëngjesit të së martës. Goditjet e tërmetit morën dhjetar jetë njerëzish, plagosën qindra të tjerë dhe shkaktuan dëme të shumta materiale.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama deklaron se në statusin e Gjendjes së Jashtëzakonshme nga Emergjenca Natyrore do të përfshihet edhe Lezha.

Po ashtu, kryeministri u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë durim për të përballuar së bashku situatën e rëndë të shkaktuar nga tërmeti.

Reagimi i Ramës

Lezhë – Nesër edhe Lezhën do ta përfshijmë në perimetrin e statusit të veçantë të Gjendjes së Jashtëzakonshme nga Emergjenca Natyrore!

PËRSËRIS LUTJEN PËR DURIM?

Kjo që na ka rënë në kurriz nuk është as shaka, as film, as sfidë e zakonshme e këtij shteti me trup ende të paformuar sa duhet!

KJO ËSHTË SPROVË QË TUNDI TOKËN SHQIPTARE dhe na këputi në shpirt e në trup!

Prandaj GISHTIN KOKËS TË GJITHË SË BASHKU dhe O I’A DALIM BASHKË O HAJËR NUK BËJMË më kurrë!