Bota

Tërmet 7.8 ballë në Turqi, mbi 100 viktima dhe 440 të plagosur

Një tërmet 7.8 i shkallës rihter ka goditur një zonë të gjerë në Turqinë juglindore, pranë kufirit me Sirinë, duke vrarë më shumë se 100 njerëz dhe duke bllokuar shumë të tjerë. Sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA, tërmeti i fuqishëm kishte një thellësi prej 17.9 km (11 milje) pranë qytetit të Gaziantep.

Gjithsej 42 pasgoditje janë ndjerë në dy orët që kur tërmeti goditi për herë të parë në orën 4.17 të mëngjesit me orën lokale, sipas Ministrisë së Turqisë të fatkeqësive të brendshme dhe menaxhimit të emergjencave.

Tërmeti fatal rrëzoi shumë ndërtesa e për pasojë numri i viktimave është shumë i lartë, ndërsa pritet rëndimi i bilancit, duke qenë se shumë qytetarë janë ende nën rrënoja.

Ministri i Brendshëm turk, Suleymon Soylu tha se janë prekur 10 qytete: Gaziantep, Kahramanmaras, Hatay, Osmaniye, Adiyaman, Malatya, Sanliurfa, Adana, Dijarbakir dhe Kilis.

Në provincën Malatya, në veri-lindje të Gaziantep, të paktën 23 persona u vranë. Në Sanliurfa, në lindje, pati 17 vdekje. Dhe më shumë vdekje u raportuan në Dijarbakir dhe Osmaniye. Rreth 440 persona u plagosën si pasojë e tërmetit të fuqishëm.