Bota

Trumpi s’e pranon humbjen: Unë fitova në zgjedhje me vota legjitime

Presidenti i deritashëm amerikan, Donald Trump, nuk ka pranuar humbjen nga kandidati demokrat, Joe Biden, në zgjedhjet presidenciale të mbajtura të martën.

Në një postim në Twitter, disa orë pasi Bideni u shpall fitues në bazë të projeksioneve, Trumpi ka thënë se është vetë ai që ka fituar zgjedhjet “me vota legale”.

“Monitoruesit nuk ishin të lejuar të hynin në hapësirat e numërimit. Unë fitova zgjedhjet, kam marrë 71 milionë vota legale. Gjëra të këqija ndodhën. Monitoruesit tanë s’mund t’i shihnin. Kurrë s’ka ndodhur më parë. Miliona vota me postë u shkuan njerëzve që nuk i kërkuan kurrë”, ka shkruar ai në Twitter.