Sukseset e preshevarit Drilon Ahmeti nuk kanë të ndalur(Foto/Video)
Zvicrra vendi ‘shpërthyes’ për talentët Shqiptarë. Futbolli Zvicerian, po dëshmohet si një aset i fuqishëm i talentëve shqiptarë. Pas emrave qe bënë bujë në kulturën e këti sporti siq janë Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, e shumë të tjerë, kësaj elite talentësh po i ofrohet edhe 9 vjeqari nga Presheva Drilon Ahmeti, talenti Shqiptar që u transferua te Klubi i njohur Zvicrran Grasshopper.
Ka lindur më 25 Maj 2009 në Frauenfeld te Zvicrres. Jeton me familjen e tij në Thurgau të Zvicrës.
Hapat e parë te futbollit i ka filluar ne moshën 4 vjeqare në klubin ku vetë jeton FC Sulgen deri në moshen 8 vjeqare, ku pastaj do të vazhdoj të luaj në ekipin e FC Weinfelden deri në fund të sezonit të vitit 2018. Gjatë kësaj periudhe ishte pjesë edhe në Akademinë e futbollit Priosoccer
, akademisë së Xherdan Shaqirit. Në moshen 9 vjeqare falë profesionalizmit të ushtrimeve në Akademinë Priosoccer
, filloi kurreshtja e disa klubeve zvicrrane për ta patur në rradhët e tyre, por në fund zgjodhi ti bashkohet Grasshopper-it.
Driloni për një kohë të shkurtër ka arritur që të bëhet njëri nga figurat më të rëndësishme të skuadrës së Grasshopper- it. Dhe një fakt të tillë, Drilon Ahmeti e vërtetoi edhe në sezonin që sapo lamë pas ku shenoi mbi 14 gola.
Driloni ishte impresiv në shume takime, duke qenë rreziku kryesor në shumë raste para portës kundërshtare. Driloni është sulmues i majt, që ka shpejtësi të jashtezakonshme, lëvizje të lakmueshme i shkathtë në driblingje, fundja me të gjitha predispozitat, për tu shëndërrua në një yll të vërtet.
I edukuar nga prindërit , ky talentë me krenari shpjegon origjinën shqiptare. Nuk e mohon dëshiren që të luaj dhe për Shqipërinë apo Kosovën.
Urojmë që rrugën e Drilonit ta ndjekin edhe të rinjët tjerë Shqiptarë, te cilët fatbardhësisht janë të shumtë dhe përfaqësojnë Ambasadorët më të kristalt të Shqiptarisë,transmeton Ministria e Lajmeve.com