FutbollSporti

Neto firmos me Shkëndijën

KF Shkëndija konfirmon angazhimin e sulmuesit të krahut, Aldair Sapalo Amaro Neto. Bëhet fjalë për lojtar 25 vjeçar me pasaportë portugeze, i cili me kuqezinjtë ka firmosur kontratë bashkëpunimi për 6 muajt e ardhshëm, me opsion edhe për dy vite tjera, varësisht prej performansës së futbollistit në gjysmësezonin pranverorë.

25 vjeçari vjen nga kampionati i Uellsit ku u paraqit me Bangor City. Në fillimet e tij në vitin e fundit si junior ka qenë pjesë pjesë e gjigandit portugez, Braga, për të vazhduar më tej te Fatima dhe katër vite me Maritimo.

Aldair Neto bëhet angazhimi i tretë i janarit te Shkëndija, pas Ardin Dallkut dhe Valon Ahmedit./KF Shkëndija/