FutbollSporti

PSG eliminon Barcelonën nga Liga e Kampionëve

PSG’së ka kaluar tutje në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, pas barazimit 1:1 me Barcelonën në Paris, megjithatë rezutlati i përgjithshëm ia mundësoi ekipit të Pochettinos të kalojë tutje.

Ndeshja e sotme përfundoi me rezultatin 1:1, me golat e shënuar nga Leo Messi dhe Kylian Mbappe.

PSG kishte fituar takimin e parë në Camp Nou me rezultatin 1-4, andaj kalon në çerekfinale pas rezultatit të përgjithshëm 2-5.

Në ndeshjen tjetër, Liverpooli e kreu detyrën, duke fituar me po të njëjtin rezultat që kishte fituar edhe në ndeshjen e parë, pra 2-0.

Salah e Mane shënuan brenda tre minutash, saktësisht në atë të 71’tën e 74’tën, për shifrat përfundimtare, 0-4.