Lajme

Gazeta e Putinit zbulon të vërtetën e vizitës: Kundër korrigjimit të kufirit me Kosovën, Nishi…

Vizita e Putinit në Beograd ka rëndësi politike dhe duhet t’i jap përgjigje pyetjes: a është Serbia e gatshme të jetë aleate kryesore e Moskës në rajon, shkruan gazeta ruse e afërt me Kremlinin, Komersant.

Nëse jo, Serbia do të vazhdojë përafrimin me BE-në dhe NATO-n, duke u balansuar ndërmjet Perëndimit dhe Rusisë, vlerëson sot gazeta moskovite.

Gazeta shkruan se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq kohëve të fundit aktivisht po e shtynë përpara idenë për korrigjimin e kufirit me Kosovë, si kusht për normalizimin e marrëdhenieve, pasi që e ka të pamundur integrimin e Serbisë në BE, transmeton Ballkani.info.

“Moska është skeptike ndaj marrëveshjes Serbi-Kosovë, që e dëshiron BE-ja, duke u frikësuar që do të bëhet protektorat i NATO-s. Në Moskë nuk ngruten që ta mbështesin idenë për korrigjimin e kufirit, duke vlerësuar që Beogradi me këtë faktikisht e njeh pavarësinë e Kosovës. Kështu që edhe pas bisedimeve të sotme për problemin kosovar, interpretimi i tyre mund të jetë krejtësisht i ndryshëm, ashtu siç ishte në takimin e tetorit në Moskë”, shkruan Komersant.