Studentët nga Lugina mund të i nënshtrohen provimeve në Republikën e Kosovës pa pasur nevojë për testin e Covid-19
Pas kërkesave dhe komunikimit direkt nga Këshilli Kombëtar Shqiptar dhe Unioni Studentor i Luginës në Kosovë me institucionet e Republikës së Kosovës, arritëm që studentëve të iu mundësohet hyrja në Republikën e Kosovës pa pasur nevojë për testin e COVID-19.
Studentët tani mund të shkojnë për të iu nënshtruar provimeve në universitetet përkatëse në të cilat ndjekin studimet.
Më poshtë gjeni edhe informacionet më te hollësishme.