Lajme

Kundërshtuan policinë kufitare në Morinë, arrestohen dy shqiptarë

Vendimi i autoriteteve kosovare për të ndaluar hyrjen e qytetarëve pa vërtetimin se nuk kanë koronavirus ka acaruar situatën në pikën kufitare të Morinës.

Pala kosovare nuk lejon kalimin e qytetarëve pa pasur vërtetimin që kanë kryer tamponin dhe kanë rezultuar negativë, jo më i vjetër se katër ditë dhe nëse nuk kanë bërë testin, të pranojë që nëse kalojnë kufirin të bëjnë 7 ditë karantinë të detyrueshme.

Mirëpo kjo ka krijuar pritje të gjata dhe kthime mbrapsht të qytetarëve. Dy të rinj, rreth 25 vjeç,me shtetësi shqiptare janë shoqëruar nga policia kufitare e Prizrenit në dhomat e paraburgimit.

Me urdher ndalimi të Prokurorit të Prizrenit ata do të qëndrojnë 48 orë në paraburgim për të dalë para gjykatës me akuzën e kundërshtimit më forcë të policisë.

Dy të rinjtë kishin debatuar me policine kufitare të Kosovës në lidhje me kërkesat dhe sqarimet për ndalimin ne kufi por policia e Kosovës ka bërë menjëherë shoqërimin e tyre. Ndërkohë në kufirin shtetëror vijon i njëjti regjim kalimesh.