Sot rikthehet në ring Haxhi Krasniqi, Shefat Isufi do të garojë për titullin WBF
Boksieri kosovar, Haxhi Kransiqi, sot do të ngjitet përsëri në ring.
Krasniqi do të përballet me boksierin nga belgjika, Timur Nikarkhoev, në Mynih të Gjermanisë, shkruan IndeksOnline.
Para duelit kryesor, do të boksojnë edhe dy boksierë tjerë kosovar, Shefat Isufi do të garojë për titullin WBF në kategorinë gjysmë të rëndë, ndërsa Musa Avdimetaj, apo siç njihet me emrin James Kraft, do të garojë për titullin WBC Internacional.
Të gjitha këto përballje do të transmetohen në platfornën Artmotion, në kanalin Sport1 dhe Klan Kosova më fillim nga ora 20:30./IndeksOnline/