Të fundit

Qytetari serb kërcënon deputetin Shaip Kamberi

Deputeti i vetëm shqiptar në Beograd, Shaip Kamberi vazhdimisht është target i fyejeve dhe sharjeve nga personalitetet dhe tabloideve të ndryshme në Serbi, për shkak të qëndrimeve që ka ndaj qeverisë serbe.

Së fundmi, kryetari i Partisë për Veprim Demokratik, Shaip Kamberi, ka marrë një kërcënim në profiling e tij në facebook, të cilin edhe e ka publikuar.

Personi me profilin “Danijel Milkovic” i ka dërguar deputeti Kmaberi një porosi ku thuhet: „Mjaft me rrëmbime, ndërsa sa të përket ty personalisht, ruaje gjithmonë shpinën kur të shkosh dikund. Nuk do të kuptosh asnjëherë kur do të vij për kokën tënde“ – të ciën e kapublikuar Kamberi.

Tutje, deputeti shqiptar, ka shkruar se “Kjo është atmosfera në të cilën punojnë, veprojnë dhe jetojnë shqiptarët, në Serbinë autoritare të Aleksandar Vuçiqit.”

Ai më tej ka thënë se: Puna jonë vazhdon, ajo nuk do të ndalet, as për shkak të kërcënimeve apstrakte e as atyre konkrete që mund të vijnë.  Të vërtetën do ta themi, pavarësisht se të tjerëve nuk i pëlqen” – thuhet në fund të publikimit të porosis kërcënuese nga një serb drejtuar deputetin Shaip Kamberi./luginalajm