FutbollSporti

Barcelona me mungesa kundër Valencias në finale të Kupës së Mbretit, formacionet

Sezoni 2018/19 i Kupës së Mbretit përfundon sonte me finalen e madhe mes Barcelonës
dhe Valencias, në stadiumin “Benito Villamarin”, në orën 21:00.

Barcelona vjen në këtë përballje si favorite,

por do t’i mungojnë dy yje të skuadrës, sulmuesi Luis Suarez dhe portieri
Marc-Andre ter Stegen, ndërsa Valencia është shumë e motivuar pasi e siguroi
kualifikimin në sezonin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve, transmeton Gazeta
Express.

Megjithatë, përkundër mungesave, Barcelona është
ende favorite për ta fituar për të pestën herë radhazi titullin e Kupës së Mbretit,
vetëm pak javë pasi e siguroi titullin e dytë radhazi të La Ligës.

Valencia ishte gjendur në një pozitë të vështirë
rreth fillimit të sezonit, me vetëm një fitore në 11 ndeshje. Megjithatë, kjo skuadër
arriti të ngrihet nga pozita e 15-të në të katërtën, pas tri fitoreve radhazi në
fund të sezonit.

Përveç motivimit nga mungesat e Barcelonës,
Valencias i rritet besimi duke pasur parasysh se i ka barazuar të dy ndeshjet kundër
klubit katalonas këtë sezon.