Të fundit

Sinani: Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e mjeteve për delegacionin e Luginës në SHBA

“Edhe një lajm i mirë për Luginën e Preshevës nga Qeveria e Republikës së Kosovës. Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, është miratuar ndarja e mjeteve për vizitën e delegacionit nga Lugina për në Senatin Amerikan. Me këtë dëshmohet edhe një herë vendosmëria e Republikës së Kosovës, për përfshirjen e Luginës së Preshevës në agjendën e bisedimeve për zgjidhjet e mëtejshme për Ballkanin Perëndimor nën frymën dhe parimin e reciprocitetit të të drejtave për pakicat në dy shtetet” – ka bërë të ditur Ardita Sinani