Lajme

Sonte ora kthehet prapa, A do të flemë një orë më shumë apo më pak?

Në të dielën e fundit të tetorit këtë vit, që i bie të jetë data 31 tetor, në orën 04:00, akrepat lëvizin një orë pas, për shkak të ndryshimit nga ora verore në orën dimërore.

Pra, në orën 03:00 treguesit e akrepave do të tregojnë orën 02:00.

Ndryshimi i orës ishte paraparë të hiqej në vitin 2021 sipas një vendimi nga Parlamenti Evropian, mirëpo kjo nuk ka ndodhur.

Sipas Projekt-ligjit të miratuar nga anëtarët e Parlamentit Evropian, ishte paraparë që ata që preferojnë të mbajnë orën dimërore duhet të bëjnë ndryshimin e tyre përfundimtar të dielën e fundit të tetorit 2021.