LajmeTë fundit

Isa Mustafa: Nuk do të jem kandidat për kryeministër

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka mohuar kategorikisht kandidaturën e tij për postin e kryeministrit.

Mustafa ka theksuar se LDK-ja ka shumë emra me vlerë që mundet ta mbajnë më së miri këtë post.

“Unë do të zbatoj praktiken që kam zbatuar në zgjedhjet e kaluara, që të gjej një kandidat që bën punën e kryeministrit, kjo sepse për mua vlejnë arsyet objektive, shëndetësorë në rastin tim”, ka thënë Mustafa në Pressing.

Ai ka treguar procedurën se si zgjIdhet kandidati për kryeministër.

“10-15 ditë para fushatës do ta thërrasim këshillin e përgjithshëm ta bëjmë kryesinë. Ne kemi marrur një mandat nga Kuvendi që ta rrisim numrin e kryesisë 21+2. Pra kryesia do të rritet, dhe do ta propozojë kryeministrin, pastaj ky person aprovohet nga këshilli i përgjithshëm”, ka sqaruar kreu i LDK’së.