Sipas Grenellit Albin Kurti dështoi në zgjedhje sepse refuzoi gazin amerikan
Ish-emisari i SHBA-së për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, ka thënë se qytetarët e Kosovës i kanë dërguar një mesazh të fuqishëm kryeministrit Albin Kurti se është e papranueshme të refuzohet SHBA-ja.
Ai ka thënë ndërkohë se vet presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka thënë SHBA-së se nuk pajtohet me Kurtin sa i përket kësaj çështje.
“Qytetarët e Kosovës i kanë dërguar një mesazh të fuqishëm Albin Kurtit se është e papranueshme që të refuzohet energjia e pastër ripërtëritëse e SHBA-së dhe Marrëveshja Ekonomike e Normalizimit e nënshkruar në Zyrën Ovale. Vjosa Osmani ia ka bërë të qartë SHBA-së se nuk pajtohet me Kurtin”, ka shkruar Grenell në Twitter.
Ndaj kësaj ka reaguar shefi i stafit të presidentes Osmani, Blerim Vela.
“Dua të informojë se Richard Grenell po gënjen duke iu referuar deklaratave të presidentes së Republikës së Kosovës”, ka shkruar Vela në Twitter.