Të fundit

Shqiprim Arifi uron kryetarët e sapozgjedhur në të gjitha Komunat e Kosovës

Shqiprim Arifi përmes një postimi në fb uron udhëheqësit e rinj në të gjitha Komunat e Kosovës.

Në postimin e tijë shkruan:

Urime të përzemërta për zgjedhjen e udhëheqësve të rinj në të gjitha Komunat e Kosovës. Vullneti i qytetarëve për të përmirësuar mirëqenien, është i pamohueshëm dhe njëherit forca që nuk mposhtet. Ne urojmë për bashkëpunime të ndërsjellta mes komunave, forcimin e këtyre lidhjeve në vazhdimësi, si dhe shpresojmë se me qeverisjen e re në Prishtinën zyrtare, në krye me Përparim Ramën do të bashkëpunojmë në projekte të rëndësishme në të mirën e shqiptarëve të Luginës ka shlruar Arifi.