Sinani sot zhvilloi takim me shefin e OSBE-së z.Jan Braathu
Kryetarja komunës Preshevës Ardita Sinani sot u prit në takim nga shefi i OSBE-së jan Braathu të shoqëruar nga znj.Sarah Groen, Zv-shefe e misionit dhe znj.Agata Siemaszkiewicz, këshilltare për çështje politike dhe raportim, transmeton Ministria e Lajmeve.
E para komunës deklaroi se takimi ishte i frytshëm, konstruktiv kurse tema kryesore ishte çështja e pasivizimit të adresave të shqiptarëve të Luginës në Serbi
Posti i plotë o znj.Sinani :
?? ?????? ? ????, ??? ???????????!
Sot, pata nderin të mirëpritem në Beograd, nga Shefi i Misionit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian në Serbi, Ambasadorin Jan Braathu, të shoqëruar nga znj.Sarah Groen, Zv-shefe e misionit dhe znj.Agata Siemaszkiewicz, këshilltare për çështje politike dhe raportim.
Çështja e pasivizimit të vendbanimeve ishte tema qendrore që ngrita duke kërkuar nga Shkëlqesia e Tij, z.Jan Braathu ta përdor autoritetin e tij, për të raportuar në instancat vendimarrëse ndërkombëtare dhe republikane, mbi këtë proces, që në emër të ligjit, po eliminon administrativisht dhe juridikisht shqiptarët, nga qytetaria dhe shtetësia.
Çështjet e regjistrimit të popullatës, (mos)integrimit të shqiptarëve dhe të (mos)investimeve të fondeve publike nga qeveria republikane ishin disa nga temat kryesore të bashkëbisedimit.
Prania dhe angazhimi i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian në Luginën e Preshevës mbeten të një rëndësie të veçantë për çështjet e sigurisë, zhvillimit dhe demokracisë.