Të fundit

Lista “Beteja politike e shqiptarëve vazhdon-Shaip Kamberi” certifikohet me numër 13, bartësi kërkon mbështetje

Komisioni Republkan Zgjedhor ka certifikuar listën zgjedhore me numër 13 “BETEJA POLITIKE E SHQIPTARËVE VAZHDON – SHAIP KAMBERI” e cila merrë pjesë në zgjedhjet parlamentare më 17 dhjetor 2023.

Bartësi i listës përmes një video mesazhi ka kërkuar mbështetjen për mandat deputeti në parlamentin e Serbisë.

“Faleminderit për përkrahjen e Listës tonë. Ajo sot u certifikua. Numri është 13 e beteja jonë e përbashkët vazhdon”, u shpreh mes tjerash Kamberi.