Shtëpi e shëndetit në Preshevë do të fillojë renovomin total të saj
Shtëpia e shëndetit në Preshevë për një afat të shkurtë kohorë do të fillojë rikunstruimin e tërë objekteve të saj.
Lajmin e ka bërë të ditur drejtori i institucionit në fjalë, dr.Driton Salihu.
Postimi i plotë i Salihut :
LAJM I MIRË:
Kemi fituar një projekt investimi nga Ministria e shëndetësisë në Beograd
Shuma e vlerës së fituar është 1.500.000 dinarë dhe ka të bëjë me meremetime dhe renovime të vogla të nevojshme në shtëpinë e shëndetit.
? për kushte më të mira për pacientat tanë! ✅