Të fundit

Shqiprim Arifi shpreh ngushëllime për vdekjen e Muamer Zukorliq

Shqiprim Arifi përmes një postimi në fb shpreh ngushëllime pëe vdekjen e akademikut Muamer Zukorliq.

Në postim shkruan:

Me dhimbje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të mikut tonë – akademik Muamer Zukorliq.

Kisha fatin që gjatë angazhimit tim politik, të njoh për së afërmi një veprimtar, humanist dhe akademik të shquar, përmes së cilës kontriboi në vetëdijësimin e popullatës që përfaqësonte dhe ngritjen e çështjeve që kanë të bëjnë me të drejtat themelore të njeriut.

U nda nga jeta në kulminacionin e veprimtarisë së tij, i përkushtuar një jetë të tërë në shërbim të popullatës, në cilësinë e një prijësi të denjë fetar, mësuesi, profesori, akademiku e lideri politik.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe gjithë atyre që e njohën shkruan Arifi