Lajme

PCR test për shtetasit e huaj që hyjnë në Serbi, nga 20 dhejtori deri më 10 janar

Masa të tjera të reja sot kaa vendosur qeveria e Serbisë me futjen e testit të detyrueshëm PCR negativ për të gjithë ata që vijnë nga jashtë shtetit serb

Testi negativ i PCR-së, jo më i vjetër se 48 orë, dhe ata që nuk e kanë atë, do të duhet të futen në karantinë për 10 ditë. Rregullat do të zbatohen si ato që tashmë po aplikohen edhe në Evropë.

Për sa i përket qytetarëve të Serbisë që vijnë nga jashtë vendit, Kushtetuta u garanton atyre se mund të vijnë në Serbi. Por nëse ata nuk kanë një test negativ PCR, ata do të duhet të izolohen në shtëpi për 10 ditë, të cilin mund ta ndëpresin nëse bëjnë një test PCR dhe nëse rezulton të jetë negativ – tha Dr. Darija Kisić-Tepavečvić sot pas seancës së Shtabit të Krizave.