Të fundit

Aplikmi i “Pakos Emergjente Presheva 2020” Masa 2, për të gjithë studentët e Preshevës të cilët janë student të rregullt të vitit akademik 2019/2020

Komuna e Preshevës bënë thirrje publike për aplikim për ndarjen e mjeteve si ndihmë financiare në kuadër të “Pakos Emergjente Presheva 2020” Masa 2, për të gjithë studentët e Komunës së Preshevës të cilët janë student të rregullt të vitit akademik 2019/2020.

Pakoja emergjente Masa 2 ka për qëllim mbështetjen financiare për të gjithë studentët e Komunës së Preshevës që po kalojnë vështirësi financiare për shkak të situatës së jashtëzakonshme të shkaktuar nga pandemia Covid-19.

Vlera e ndihmës financiare do të përcaktohet varësisht numrit të aplikuesve për të përfituar nga kjo pako, e cila do të përpjestohet me numrin e përgjithshëm të aplikimeve, pa kategorizim.

KUSHTET PËR APLIKIM:

Të drejtë aplikimi kanë të gjithë studentët e Komunës së Preshevës të cilët kanë të regjistruar vitin akademik 2019/2020, qoftë në universitete publike apo private, përjashtim bëjnë studentët të cilët vijojnë studimet postdiplomike (master,doktoraturë).

Studentët që aplikojnë duhet të dërgojnë dëshmi se kanë të regjistruar vitin akademik 2019/2020, Vërtetimin ose ndonjë dëshmi tjetër(fletëpagesë të semestrit,konviktit,etj)

Numri I xhirollogaris bankare (banka komerciale) dhe në këtë rast në munges të xhirollogarisë mund të aplikoni me xhirollogori të ndonjë familjari.

METODA DHE AFATI I APLIKIMIT: Studentet të cilët i plotësojnë kushtet për aplikim të përshkruara më lartë, mund të aplikojnë në formë online duke klikuar në linkun e mëposhtëm.
https://forms.gle/aCVyAVYoHNETQjju5