Shtatë raste të reja të koronavirusit në Serbi, gjithsej 12
Shkon në 12 numri i personave me koronavirus në Serbi, sipas të dhënave të fundit nga Ministria e Shëndetësisë të cilat janë publikuar në faqen e internetit covid19.rs. Deri dje ishin regjistruar pesë persona të sëmurë, raporton Ministria e Lajmeve.
Nga shtatë rastet e reja me koronavirus në Serbi, pesë janë të lidhura me dy gra, të cilat pas testimit dolën pozitiv, pas kontaktit të drejtpërdrejtë që kishin pasur dje me një shtetas të huaj, i cili së fundmi kishte qëndruar në Serbi. Ai u konstatua se ishte pozitiv për COVID- 19 pasi u kthye në vendin e origjinës së tij, raporton Ministria e Lajmeve.