Të fundit

Kanë përfunduar punimet në rregullimin e murit rrethues, trotuarit dhe parkingut tek stadiumi i vogël i qytetit të Preshevës

Në kuadër të rregullimit të kompleksit sportiv të qtetit, përveç punimeve të brendshme në rregullimin dhe pajisjen e fushave sportive me pijisje dhe inventar modern sportiv, tashmë kanë mbaruar dhe punimet në rregullimin e murit rrethues, trotuarit dhe parkingut tek stadiumi i vogël i qytetit.

Me realizimin e këtij projekti, tashmë është përfituar një hapësirë e rregulluar, me të gjitha elementet përcjellëse, për përdorim më të mirë të ambientit sportiv në kompleks, si dhe shfrytëzimin më racional të hapësirës jashtë kompleksit sportiv, duke eliminuar mbeturinat dhe siguruar hapësira adekuate për qarkullimin e këmbësorëve të zonës, si dhe parkimin e automjeteve të sportdashësve preshevarë.

Tani e tutje, hapësira e parkingut do të shërbejë për parkimin e automjeteve të lehta automobilistike dhe nuk do të lejohet parkimi i traktorëve me rimorkio me drunj.

Shitja e drunjëve do të bëhet në anën e kundërt të rrugës, ndërkohë shumë shpejtë do të rregullohet një hapësirë me dedikim të veçantë për shitjen e drunjëve, e cila do të rregullohet javëve në vijim.