Shqiprim Arifi takim me Ambasadorët e Kuvaitit dhe Japonisë
Në vazhdën e takimeve me ndërkombëtarët e akredituar në Beograd, Kryetari i Komunës z. Shqiprim Arifi gjatë ditës së sotme takoi Ambasadorin e Japonisë dhe ate të Kuvaitit.
Gjatë takimeve Arifi i njoftoi rreth zhvillimeve të fundit rreth komunës së Preshevës dhe ua prezantoi projektet që kemi parashikuar për vitin e ardhshëm.
Në mënyrë konstante bashkarisht do të punojmë për të siguruar kushte më të mira të jetesës për banorët e Komunës së Preshevës.