LajmeTë fundit

Vuçiq thërret mbledhje urgjente: Spiuni rus po rekruton spiunët serbë, ky shtet po na prish me Rusinë

Serbia është tronditur pas mediet serbe kanë publikuar një aferë të madhe spiunazhi, aferë kjo që implikon një spiun rus duke rekrutuar një spiun serb.

Afera e spiunazhit ka implikuar shumë thellë organet më të larta të shtetit serb, vet Presidenti Aleksandar Vucic është në panik të madhe dhe në ora 18:00 ka kërkuar të thërrasë dhe të mbledhë të gjithë shefat e shërbimeve informative e të kundërspiunazhit, si dhe shefat e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë sot në ora 18:00.

Agjencia e Sigurisë dhe Informacionit (Bezbednosna informativna agencija) e Serbisë ka konfirmuar se xhirimi është i vërtetë ku shihej se si agjenti rus, Georgy Kleban, i dorëzon para një agjenti serb të paemëruar tani për tani.

Kleban është konfirmuar se është agjent i GRU’së famëkeqe ruse që dyshohet se organizoi edhe tentimin e dështuar të grusht shtetit në Mal të Zi, transmeton Gazeta Metro.

Informacionet për aferë spiunazhi tek serbët tani ka ngjallur reagime të shumta se si rusët me kaq pak para po rekrutojnë spiun serbë për qëllime të tyre.

Në Serbi politikanët atje se këtë po ja bëjnë SHBA’të dhe Bullgaria, meqë po duan të i prishin marrëdhëniet e mira që kanë me Rusinë.

E kush është pala e tretë që publikoi pamjet e korruptimit të spiunit rus? Sipas mediave serbe që po mundohen të relativizojnë situatën, si zakonisht amerikanët. Ishte portali serb Blic që shkruan se amerikanët kanë provuar mbi 50’të herë të publikojnë videon e takimit të spiunit rus me atë serb por ishin ndaluar nga rusët