Bota

Shkon në 684 numri i të infektuarve me koronavirus në Gjermani

Numri i pacientëve të infektuar me koronavirus në Gjermani ka arritur në 684, ka konfirmuar të shtunën agjencia e shëndetit publik, “Robet Koch”.

Kjo paraqet rritje për 45 raste nga e premtja në mbrëmje.

Shumica e rasteve janë në perëndim dhe në jug të shtetit, me North Rhine Westphalia që ka 346 raste të konfirmuara, dhe nga më shumë se 100 Bavaria e Baden-Wuerttemberg, raporton Reuters.

Në gjithë botën, numri i të infektuarve ka kaluar 102 mijëshin, ndërsa janë konfirmuar 3480 të vdekur.