BotaShqipëri

Amerika kërkonë nga Shqipëria që të mbyllë ambasadën e Iranit në Tiranë

Shtetet e Bashkuara u bëjnë thirrje udhëheqësve të vendeve evropiane, dhe veçanërisht vendeve të Ballkanit Perëndimor, që të rrisin vigjilencën dhe të forcojnë kontrollin veprimtarive zyrtare të Iranit.

Në një rezolutë të veçantë, të dy Dhomat e Parlamentit amerikan po paralajmërojnë për sjelljen gjithnjë e më agresive të Iranit në të gjithë kontinentin evropian.

Kongresmenët dhe senatorët, në një dokument të përbashkët përmendin një numër shembujsh që kanë zbuluar se diplomatët iranianë janë të përfshirë drejtpërsëdrejti në aktivitetet terroriste dhe mbështetjen për terrorizmin.

Aty theksohet se autoritetet e Belgjikës më 2 qershor të vitit të kaluar njoftuan se kanë zbuluar planin e diplomatëve iranianë për një sulm mbi pjesëmarrësit e konferencës “Free Iran 2018 – Alternativë”.

Për më tepër, është theksuar edhe shembulli i Asadol Ashadi, një zyrtar i lartë i Ministrisë iraniane të Punëve të Jashtme, i cili shërbeu në Vjenë. Ai u arrestua në Gjermani me akuzat për përgatitjen e sulmeve terroriste në Paris. Paralelisht, një tjetër diplomat iranian është akuzuar në Belgjikë për përfshirje në këtë operacion që synon “kryerjen e vrasjes” dhe mbjelljen e frikës dhe panikut.

Gjatë vitit të kaluar, disa diplomatë iranianë që shërbejnë në SHBA janë arrestuar për spiunazh dhe lidhje me terrorizmin.

Vëmendje e veçantë është dhënë në zgjidhjen e situatës në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht në Shqipëri.

Në dhjetor të vitit të kaluar, Tirana zyrtare dëboi ambasadorin Golamhuseina Muhamadnija dhe kreun i MOIS-it për Shqipërinë, Mustafa Rudakija, edhe për planifikimin e veprimeve terroriste.

Spiunazhi iranian në Ballkan dhe veçanërisht në Shqipëri, paraqet një kërcënim serioz për interesat kombëtare dhe të sigurisë të SHBA-së – u theksua në rezolutë.

Qeveria e Shqipërisë është e ftuar që të mbyllë edhe ambasadën e Iranit në Tiranë – thuhet më tej aty.