SHBA-ja e vendos në list Shqipërinë në vendet “me rrezik shumë të lartë”
Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) ka lëshuar një rekomandim për qytetarët amerikanë që të mos udhëtojnë në 22 vende dhe territore për shkak të gjendjes me Covid-19 në disa vende.
Ndër të tjera, qytetarët amerikanë këshillohen të mos udhëtojnë në Shqipëri, Izrael, Australi, Egjipt, Argjentinë dhe Uruguaj, raporton Reuters.
CDC e ka ngritur rekomandimin e saj në “nivelin e katërt: rrezik shumë i lartë”, duke shpjeguar se udhëtimet në destinacione të rrezikshme, duke përfshirë Panamanë, Katarin, Bahamas, Bahreinin dhe Bolivinë, duhet të shmangen.