Të fundit

APN i kërkon dorëheqje të menjëhershme Ardita Sinanit nga pozita e kryetarës së komunës Preshevës

Sot në media të ndryshme u publikua lajmi për ngritjen e një aktakuze kudrejt kryetares akutale të komunës Preshevës Ardita Sinanit

Në aktakuzën e ngritur nga Departamenti i Posaçëm për Luftimin e Korrupsionit në Prokurorinë e Lartë Publike të Nishit thuhet se znj.Sinani ka keqpërdorur pozitën e saj zyrtare duke shpërndarë mjete për ndërrmarje të vogla në mënyrë të kundërligjshme.

Në lidhje me këtë ka reaguar Alternativa për Ndryshim ku përmes një komunikate ka kërkuar dorëheqje të menjëhershme të Ardita Sinanit nga pozita e kryetarës së komunës së Preshevës

Komunikata e plotë e APN-së pa ndërhyrje :

Ngritet aktakuzë për korrupsion kundër kryetares së komunës së Preshevës – Ardita Sinani

Të nderuar qytetarë të Komunës së Preshevës

Departamenti Special për Luftimin e Korrupsionit në Prokurorinë e Lartë Publike të Nishit, po zhvillon në mënyrë juridike aktakuzën ndaj Ardita Sinanit, duke vërtetuar se kjo e fundit në mënyrë korruptive ka keqpërdorur buxhetin e Komunës së Preshevës për interesa personale e grupore (përfitim pasurie), duke përfshirë këtu dy zyrtarë dhe duke dëmtuar të tjerë përreth.

Në aktakuzë thuhet se Ardita Sinani, nuk ka respektuar ligjin në punë; se ka vërtetuar vendimin me nënshkrimin e saj, mbi bazën e së cilit përmenden një numër i madh i kontratave të kontestuara.

Në aktakuzë është i nënvizuar fakti se Ardita Sinani, “duhej të kishte dijeni për veprën dhe ndalimin e saj, moskryerjen e detyrës zyrtare e cila u siguronte personave të tjerë përfitime pasurie”.

Pra, kjo aktakuzë e ngarkon kryetaren jolegjitime Ardita Sinani me Veprën Penale – “keqpërdorim i detyrës zyrtare, sipas nenit 359 të Kodit Penal”

Sikundër pushtimit të mediave nga një lajm i tillë, këshilltarët e Alternativës për Ndryshim, në mënyrë publike patën njoftuar opinion e gjerë se ajo që po udhëheq sot, është e korruptuar dhe se nuk është e aftë dhe e denjë të menaxhojë me buxhetin e qytetarëve të komunës sonë.

Andaj, mbi bazën e argumenteve ligjore, nga një kryetare jolegjitime që është e akuzuar nga shteti për shkelje të ligjit, që ka duart e përlyera me korrupsion dhe me këtë nëpërkëmbë çdo qytetarë të Komunës së Preshevës, duke dëmtuar buxhetin që i takon qytetarit dhe që pozitën e saj e shfrytëzon për grupe të ngushta të interesit, kërkohet DORËHEQJA e menjëhershme!

Preshevë, 18 janar 2022
Shërbimi për Informim
Alternativa për Ndryshim